Tri viktima dhe 152 raste të reja me COVID në Shqipëri

3 Tetor 2020 | 14:05

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me COVID-19, ndërsa 200 pacientë vijon të trajtohen në dy spitale covid. Kanë humbur jetën një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza, një 67-vjeçar nga Klosi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit janë kryer 1008 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë.

Ndërkohë janë shëruar 194 persona duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet e fundit pozitive:

45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

Testime totale               91146

Raste pozitive               14117

Raste të shëruara          8536

Raste Aktive                   5189

Humbje jete                      392

(Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2638

Durrës       571

Shkodër      392

Elbasan      254

Lezhë        265

Korçë          242

Fier            224

Vlorë           189

Kukës        142

Berat           118

Dibër            94

Gjirokastër   60

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026