Yuri Kim: Demokraci, mbrojtje, biznes, tre prioritetet SHBA-Shqipëri

3 Tetor 2020 | 16:44

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim duke komentuar Marrëveshjen e Memorandumit SHBA-Shqipëri, ka folur për tri prioritetet kryesore që krijohen nga marrëdhënie e re.

“Demokraci, Mbrojtje, Biznes, tre prioritetet tona nga marrëdhënia SHBA-Shqipëri. Marrëveshja e sotme përfshirë marrëveshjen më të madhe tregtare mes dy vendeve dhe shënon një hap gjigand drejt një mundësia të madhe për amerikanët dhe shqiptarët. Le të punojmë së bashku dhe të ecim përpara”, shprehet ambasadorja Kim.

Nënsekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach vizitoi të shtunën Shqipërinë, ku pati një takim me Presidentin, Ilir Meta dhe Kryeministrin, Edi Rama.

Memorandumi I Mirëkuptimit në Bashkëpunimin Ekonomik i nënshkruar nga z. Krach dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj parashikon ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që do të realizohet nga Bechtel.

Lexoni gjithashtu:

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, Rama: Mirënjohje SHBA-ve, ëndrra 50-vjeçare bëhet realitet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026