COVID gjunjëzon Kinën, parashikimi: 1 milion njerëz do vdesin në 2023
Spitale të tejmbushura, pacientë në korridore, stafi mjekësor i rraskapitur dhe një numër i pacaktuar infeksionesh dhe vdekjesh.
Kina po përjeton situatën më të rëndë të COVID-19 që nga rënia e pandemisë, disa javë pasi hoqi kufizimet e kontestuara në kuadër të politikës “Zero COVID”.
Për të lehtësuar situatën në spitale në qytete të mëdha si Pekini, qeveria kineze ka dërguar disa qindra mjekë dhe infermiere nga provincat më pak të infektuara.
Kjo është hera e parë që një përforcim i tillë dërgohet në tre vjet pandemi. Më herët veprohej vetëm me ndihmën e testeve PCR.
Ekspertët presin që rreth 800 milionë kinezë të preken nga sëmundja këtë vit dhe disa studime parashikojnë vdekjen e të paktën 1 milion personave nga COVID brenda 2023-shit.
Informacioni i mangët i autoriteteve lidhur me fuqinë e epidemisë ka shkaktuar kritika nga OBSH dhe qeveritë e disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset