Katër të vdekur dhe 149 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në vendin tonë. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 149 raste të reja, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.
Aktualisht në dy spitalet Covid në vend po marrin shërbim 206 pacientë, ku 20 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar kështu në 8675 numrin e të shëruarve nga coronavirusi, që nga fillimi i epidemisë
Ministria e Shëndetësisë në shifrat e saj thekson se në total janë kryer 92109 testime për Covid-19, ndërsa 14266 qytetarë janë konfirmuar të prekur nga coronavirus. Në 12 qarqet e vendit për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 396 pacientë, kurse Tirana mban rekord me 188 jetë të humbura.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62.
Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të kenë kujdes, të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura. Sipas tyre, këto janë sjellje të thjeshta, por që ndihmojnë ndjeshëm në uljen e përhapjes së pandemisë, e cila për fat të keq vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë globin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta