Dëshmorët e UÇK-së Fehmi e Xhevë Lladrovci do të kenë shtatoren e tyre në Vlorë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se dëshmorët e luftës heroike të UÇK-së, Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci pritet të bëhen me shtatore në Vlorë.
Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se angazhimi për të ngritur shtatoret tashmë kanë filluar dhe pret që së shpejti të realizohet në një nga sheshet e qytetit, ku u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
“Vlora e Pavarësisë, Vlora e Flamurit, Vlora e Ismail Qemalit, në një nga sheshet e saj, së shpejti presim të bëhet me shtatore të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Vlora është vendi i përjetësimit të idealeve të mijëra dëshmorëve për liri dhe pavarësi që ndoqën përvojën më të pastër atdhetare, të filluara nga ky vend i nderit e lavdisë”, shkruan ai.
Ai shprehet se nderimi për heronjtë e kombit është nderim për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
“Falënderoj personalitetet, njëherësh miqtë e mi, të cilët po merren me jetësimin e vendosjes së shtatoreve në Vlorë. Nderimi për heronjtë, është nderim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit. Faleminderit”, shton ai.
Bashkëshortët Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë heroikisht më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë dhe të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.
Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë. Për nder dhe kujtim të veprës së tyre, vitin e kaluar në sheshin e Drenasit u vendosën shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta