Kaos me Juve-Napoli, federata italiane nuk miraton kërkesën për shtyrje të sfidës
Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit është kthyer në një problematikë të madhe në Itali. Takimi i programuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 20:45 me shumë gjasa nuk do të luhet, pasi skuadra e Napolit nuk ka udhëtuar drejt Torinos.
Napoli bëri një kërkesë federatës për të shtyrë ndeshjen, pasi dy lojtarë rezultuan me Covid dhe skuadra është në karantinë, por federata ka vendosur që të mos e pranojnë kërkesa, pasi është në kundërshtim me protokollin.
Një situatë mjaft e vështirë edhe për autoritet e shëndetësisë, që sipas ligës nuk kanë marrë një vendim për këtë ndeshje. Mesditën e së dielës, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza deklaroi se ndeshja nuk do të zhvillohet, por mungesa e një vendimi zyrtar mund t’i kushtojë Napolit humbjen e ndeshjes në tavolinë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta