Kriza prej pandemisë, gastronomët kosovarë ankohen për humbje të mëdha
Çdo mbrëmje deri në orën 21:00, në lokalet e Prishtinës, kafeja, çaji apo birra, pihet nën ritmin e muzikës. Por, kur ora shënon 21:01 minuta, muzika ndalet dhe në vend të saj, dëgjohen vetëm bisedat e klientëve.
Rregulla të tilla, ja ë vendosur nga Qeveria e Kosovës me 29 shtator, si masa anti-covid. Qeveria vendosi që gastronomët kanë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 23:30, por vendimi ngjalli pakënaqësi për pronarët e bareve.
“Ndalja e muzikës në orën 9:00, atyre po u kushton shumë me vetë faktin se njerëzit automatikisht po largohen nga lokalet dhe në këtë formë atyre po u pamundësohet të punojnë deri në orën 23:30 kur edhe punon lokali. Në momentin kur edhe ndalet muzika, normalisht, logjikisht njerëzit nuk qëndrojnë edhe në këtë formë detyrohen ta mbyllin lokalin në orën 9:00”, tha Edona Gashi, sekretare e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Në Shoqatën e Gastronomëve, deklarojnë se presin rishikim të vendimit, përndryshe do të reagojnë. Me këtë qëndrim të gastronomëve, ka edhe klientë që janë dakord.
“Ndaljen e muzikës nga ora 21:00 nuk e shoh si të arsyeshme sepse nuk besoj se mund të ndikojë si masë preventive të përhapjes së Covidit”, tha klinenti Përparim Bublaku.
Sidoqoftë, më të kënaqurit me vendimin e Qeverisë, janë banorët që jetojnë afër lokaleve.
“Duhet të ketë qetësi, sepse shumë zhurmë. Është shumë mirë që nga ora nëntë më mos të ketë kurfarë muzike”, tha qytetarja Sala Dauti.
E në sheshin kryesor të Prishtinës, pas orës 21:00 domimon një qetësi absolute.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)