Greta Thunberg fiton çmimin “Personazhi i Vitit” nga revista Time

11 Dhjetor 2019 | 20:51

Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, e cila ndërmori fillimisht e vetme atë që nisi , ka fituar çmimin “Personi i Vitit” për 2019 të revistës Time. 

Ajo çka nisi si një grevë shkollore gjatë të premteve, është shndërruar në një lëvizje globale e cila i kërkon llogaridhënie udhëheqësve në mbarë botën

Revista amerikane, e cila ka shkruar dhe një profil të gjatë për adoleshenten suedeze, e ka lavdëruar për suksesin e korrur për të “rritur ndërgjegjësimin ndaj çështjes së klimës”

Tradita e ndarjes së çmimeve e ka zanafillën në vitin 1927 dhe që atëherë, revista çdo vit publikon personin i cili “për mirë apo për keq… ia ka arritur të influencojë nëpërmjet ngjarjeve të vitit”

Thunberg, ndodhet në mesin e disa liderëve globalë si Donald Trump, Barack Obama dhe Angela Merkel si dhe shpikësi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg, si dhe Mark Bezos manjati i Amazon.

Suedezja i është përgjigjur lajmit duke e quajtur “të pabesueshme”. 

“E ndaj këtë nder të madh me këdo që ka marrë pjesë në fushatën e lëvizjes ‘Të Premtet për të Ardhmen’ dhe aktivistë të tjerë të klimës kudo që ndodhen,” ka shtuar ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026