Parashikimi i motit, kthjellimet priten në fundjavë
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha për Euronews Albania tregoi se edhe në vazhdim temperaturat në vendin tonë do të jenë relativisht të larta.
Ai sqaroi se nesër pritet të kemi një rënie të temperaturave nga 2- 3 gradë dhe kështu do të vazhdojë derisa vlerat maksimale të zbresin deri në 24 gradë ndërsa ato minimale në zonat malore do të shkojnë deri në 6- 7 gradë, deri në fundjave.
Sa i përket kushteve atmosferike Hakil Osmani tregoi se përmirësimi i motit do të vijë pas mesditës së ditës së enjte, ndërkaq nga e hëna deri të mërkurën do të ketë reshje shiu të herëpashershme, kryesisht në zonat malore dhe ato qendrore.
Po i njëjti raportim erdhi dhe për Kosovën ku reshjet do të jenë kryesisht në zonat veriperëndimore dhe Maqedoninë e Veriut ku reshjet më të shumta do të jenë në zonën perëndimore pra në kufi me Shqipërinë.
Kthjellimet priten nga fundjava dhe deri atëherë vranësirat do të jenë kalimtare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta