‘Krishti u lind’, gjatë meshës Papa dënoi urinë njerëzore për pasuri e pushtet
Papa Françesku ishte mes 7000 besimtarëve që kremtuan të shtunën në mbrëmje meshën e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit.
GJatë meshës Ati i Shenjtë dënoi “urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet”, duke iu referuar me sa duket luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera. Papa Françesku, 86 vjeç, hyri në kishë në një karrige me rrota dhe qëndroi ulur pranë altarit.
Sot , Papa do të japë bekimin e Krishtlindjes Urbi e Torbi përpara besimtarëve nga e gjithë bota që mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ceremonia tradicionalet e lindjes së Krishtit u zhvillua me madhështi edhe në Kishën ku lindi Jezusi në Betlehem.
Si çdo vit qyteti mirëpret me mijëra pelegrinë që Krishtlindjen duan ta festojnë në tokën e bekuar.
Një pemë e madhe e Krishtlindjes me një yll në krye zbukuron sheshin përpara Kishës së Lindjes së Krishtit në Betlehem, tani një qytet i vogël në Bregun Perëndimor. Dhe me rikthimin e turistëve edhe eventet e organizuara në Betlehem ishin të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dëshira e Santa Klaus, babagjyshi u nis me slitë nga Lapland: Bota të qetësohet
- Të paktën 7 të vdekur pas bombardimeve në Kherson në prag të Krishtlindjeve
- Si urojnë Krishtlindjet Rama dhe Berisha? Ndoka zbulon mesazhet
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet