Lekaj: Kurti ka bërë hapa të gabuara në Veri, qytetarët atje në mëshirë të Zotit

25 Dhjetor 2022 | 17:37

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, adreson një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.

Ai thotë për KosovaPress, se hapat që ka ndërmarrë Kurti në atë pjesë janë të gabuara, duke lënë qytetarët atje në mëshirë të fatit.

“Hapat që ka marrë Kurti për atë territor janë kanë tërësisht të gabuara edhe pse po e them se politika e Beogradit çdoherë ka menduar të krijojë kriza që ato t’i përdorë sa i përket marrëveshjes përfundimtare dhe sidomos për asociacionin. Një çështje teknike e targave na ka pruar këtu ku jemi”, thotë ai.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se moskoordinimi i Kurtit me aleatët ndërkombëtar e ka sjell Kosovën në ketë gjendje, duke mosmenaxhuar me 18 për qind të territorit në pjesën veriore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026