Festat ‘godasin’ euron, këmbehet nën 114 lekë monedha europiane

27 Dhjetor 2022 | 15:35

Kursi i këmbimit të euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 114 lekëve. Luhatjet kanë qenë të pritshme në prag të sezonit të festave, por jo në këto nivele.

Monedha europiane euro po qëndron në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun. Ajo ra për herë të parë këtë muaj nën kuotën e këmbimit 114 lekë dhe poshtë këtij kursi qëndron edhe këtë të martë.

Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbëhen nën 107 dhe 129 lekë. Festat e fundvitit janë faktori kryesor i këtyre luhatjeve, por në këto nivele bashkohën edhe faktorë të tjerë.

Për shembull, ndalimi i blerjes së energjisë nga KESH që nga mesi i nëntorit, rritja e normave të interesit dhe prurjet nga ekonomia informale kanë dhënë ndikim në zhvlerësimin e tyre, sidomos të monedhës europiane.

Por ndryshe nga Shqipëria, Euro po rritet me ritme të qëndrueshme në vendet e Bashkimit Europian, aty ku së fundmi Banka Qendrore Evropiane, rriti normën bazë të interesit.

Zhvlerësimi i shpejtë i Euros po godet bizneset eksportuese dhe dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026