Presidenca dënon votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor

5 Tetor 2020 | 16:48

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi ka reaguar pas ndryshimit të Kodit të ri Zgjedhor. Me një shënim të gjatë në faqen zyrtare në “Facebook”, z. Blushi thotë se nuk kishte asnjë surprizë, ndërsa parlamentin aktual e etiketon si “Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”.

Ai paralajmëroi që nesër presidenca do të publikojë emrat e të gjithë atyre, që sipas tij ngritën dorën për të mbajtur peng Shqipërinë deri në 25 prill 2021.

“Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave. Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar. Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill”, shkruan Blushi.

Ai e cilëson si provokim votimin e sotëm në Kuvend, ndërkohë shton se shqiptarët do të dinë t’i përgjigjen në mënyrë shembullore. Sipas tij, pas 25 prillit, në Shqipëri fillon një epokë e re, që për Blushin  do jetë epoka e referendumeve.

“Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.

Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.  Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.  Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare”, thekson ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026