Haradinaj: KFOR-it nuk mund t’i vendosen afate për heqjen e barrikadave

Ramush Haradinaj
27 Dhjetor 2022 | 19:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se institucionet e Kosovës nuk mund t’i vendosin afate KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri.

Përmes një konference për mediat, Haradinaj fajësoi edhe institucionet e Kosovës për veprime të pamatura që, sipas tij, e kanë përkeqësuar situatën në veri.

“Situata në veri po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar, platforma luftënxitëse e Vuçiçit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri dhe i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheq njerëzit e tij nga veriu dhe të urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së bisedimeve. Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe.  Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen e ndërsjellë në raport për njohjen e ndërsjellë, në raport me Kosovën është kapitull i mbyllur që në vitin 1999

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR në Kosovë, nuk është palë, prandaj nuk mund të konsiderohet si i tillë. Nuk mund t’i vendoset kurrfarë afatesh apo kushtesh KFOR-it. Misioni i tyre në Kosovë është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashingtoni e as Brukseli, at janë aleatë të paqes e të sigurisë në Kosovë dhe kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese e kërcënuese ndaj tyre”, theksoi Haradinaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026