Lëvizjet e fundit në merkato, Manchester United firmos me Cavanin, Juventusi afron Federico Chiesan
Manchester United arriti marrëveshjen me Edinson Cavani, i cili kaloi në Old Traford me parametra zero dhe ka firmosur një kontratë për 1 vit me opsion rinovimi edhe për 12 muaj të tjerë.
Sulmuesi uruguaian ishte pjesë e PSG, por pas përfundimit të marrëveshjes francezët e lanë të lirë që të largohej.
Ndërkohë që pas humbjes turpëruese në shifrat 6-1 përballë Tottenham në ndeshjen e fundit të Premier League, djajtë vendosën që të përforcojnë edhe repartit e mbrojtjes, duke afruar mbrojtësin e majtë Alex Telles nga Porto. Futbollisti firmosi një kontratë për 4 vite.
Ditën e fundit të merkatos edhe skuadra të tjera evropiane bënë afrime të rëndësishme.
Juventusi kompletoi afrimin e Federico Chiesa nga Fiorentina, një afrim mjaft i rëndësishëm për bardhezinjtë që kanë kohë që synojnë futbollistin.
Ndërkohë që edhe Bayern Munich kishte një ditë intensive afrimesh. Bavarezët arrën marrëveshjen për rikthimin në Munich të Duglas Costas. Gjithashtu, pjesë e skuadrës u bënë edhe sulmuesi Chupo Moting dhe mbrojtësi Bouna Sarr.
Lëvizje edhe tek PSG. Kampionët e Francës zyrtarizuan afrimin e Danilo Perrerias dhe Rafinha Alcantaras nga Barcelona.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta