Raketa në Ukrainë | Moska: Pranoni kushtet tona, Kievi: Nuk gjunjëzohemi

28 Dhjetor 2022 | 14:20

Forcat ruse kanë bombarduar lindjen dhe jugun e Ukrainës, pak pasi ministri i Jashtëm rus deklaroi se Kievi duhet të pranojë kërkesat e Moskës për t’i dhënë fund luftës, ose do të mundet në fushën e betejës.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas tha se synimet e planifikuara për vitin e ardhshëm janë caktuar dhe do të bëhen publike së shpejti.

“Po hyjmë në vitin e ri dhe duhet të ruajmë unitetin për synimet tona kombëtare. Natyrisht, ky është çlirimi i tokës sonë nga armiku, si dhe rimëkëmbja e Ukrainës, kthimi i qytetarëve tanë në shtëpi, afrimi i mëtejshëm i shtetit tonë me partnerët kyç, krijimi i shanseve të reja për Ukrainën në botë. Të gjitha këto janë detyrat për të ardhmen e afërt dhe jo vetëm për shtetin, por edhe për secilin prej nesh”, u shpreh Volodymyr Zelensky.

Të martën, në qytetin e çliruar të Khersonit u mbajt varrimi i 47-vjeçares Natalya Ryaskova, e cila humbi jetën gjatë bombardimeve ruse, teksa ndodhej në apartamentin e saj. Që nga çlirimi nga trupat tokësore, qyteti vuan nga sulmet e vazhdueshme me raketa.

Rreth 30 kilometra nga Khersoni, fshati i vogël Posad Pokrovske ka mbetur tërësisht i shkatërruar. Ndërsa dimri ka ardhur, ata pak banorë të mbetur po luftojnë për t’u mbijetuar temperaturave të ulëta dhe dëborës së rëndë.

Ndërkohë, pavarësisht izolimit ndërkombëtar, presidenti rus Putin duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë strategji.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026