Protesta iraniane në Francë, demonstratat kundër regjimit islamik zhvendosen në Lion

28 Dhjetor 2022 | 14:06

Rreth 40 persona u mblodhën në urën Gallieni, në Lion, për t’i bërë homazhe Mohamd Moradit, një shtetas iranian që kreu vetëvrasje për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi i tij.

Trëndafila dhe qirinj u vendosën u vendosën buzë urës, teksa pjesëmarrësit bërtisnin fjalët “grua, jetë, liri”, parulla e bërë e famshme nga vala e demonstratave që tronditin Iranin që nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator.

Para se të vdiste, Moradi postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte se do të vetëvritej për të tërhequr vëmendjen mbi shtypjen e protestave në Iran.

“Kur të shihni këtë video, unë do të kem vdekur në këtë lum. Kjo nuk është një vetëvrasje për çështje personale, por qëllimi im është të tërheq vëmendjen e evropianëve për Iranin. Rroftë liria! Gra, jetë dhe liri!”, u shpreh Mohammad Moradi, shtetas iranian.

Protestat kanë përfshirë Republikën Islamike që prej vdekjes së Mahsa Aminit. Grupi iranian për të drejtat e njeriut me bazë në Oslo ka deklaruar se 476 protestues janë vrarë nga shtypja e regjimit dhe se 100 persona rrezikojnë ekzekutimin për shkak të manifestimeve.

Ditën e hënë, presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se nuk do të ketë mëshirë ndaj atyre që tregojnë armiqësi ndaj regjimit dhe fajësoi “armiqtë e kombit” për protestat masive anti-qeveritare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026