Çfarë po ndodh me grupimet e PD? Përplasje të brendshme, afrime dhe largime
Viti 2022 po mbyllet me Partinë Demokratike më të përçarë dhe me më shumë dilema se kurrë në historinë e saj.
Përveç konfliktit që nuk duket të ketë zgjidhje mes dy palëve, Partia Demokratike është edhe në udhëkryq për shkak të disa padive në gjykatë, ku secila palë kërkohen mosnjohjen legjitime të palës tjetër.
Në ditët e fundit ka pasur disa zhvillime, kryesisht në grupimin që nuk e njeh Berishën si kryetar partie. Përplasja në grupim parlamentar që drejtohet nga Alibeaj e nisur në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duket se nuk është shuar, por në janar pritet të prodhojë zhvillime të tjera.
Janë shtuar deputetët që kanë distancuar qëndrimet e tyre nga Alibeaj, me këtë të fundit që tashmë gëzon mbështetjen e shumë pak prej kolegëve demokrat. Në ditët e fundit ka pasur edhe nga ata zëra që flasin për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër edhe mbështetësit e Berishës janë duke lëvizur.
Njëri prej tyre, Shemsi Prençi që në primare ishte kandidat për Bashkinë e Kamzës, është parë në një mbledhje ku Alibeaj prezantoi kandidatin e tij për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin.
Këto lëvizje brenda dy grupimeve të demokratëve janë shoqëruar me një heshtje nga Sali Berisha, i cili përveç reagimeve në rrjetet sociale nuk ka bërë asnjë dalje publike pas konferencës me gazetarët ditën e premte.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar