Kurti replikon me Thaçin: Ata që merren me Vulin që të mos merren me Vuçiç, bëjnë edhe dëm përveçse e kanë gabim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është përfshirë në debatin e fundit në lidhje me fyerjet që viktimave shqiptare të luftës po u bëhen nga personalitete me detyra shtetërore në Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehet se ‘ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiçin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçse e kanë gabim’.
Kreu i VV i referohet një deklarate të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili theksonte se deklaratat fyese të Daçiç dhe Vulin për viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste, dhe se veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin.
“20 vjet më vonë, sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviçit. Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim”, shkruan mes të tjerash z. Kurti.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni Evropian i tërheq vëmendjen Serbisë për deklaratat e ditëve të fundit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta