Vaksina kundër gripit sezonal, frika nga coronavirus shton kujdesin, dyndje nga ata që e përfitojnë falas

6 Tetor 2020 | 09:56

Frika nga coronavirusi duket se e ka shtuar edhe më shumë kujdesin ndaj shëndetit.

Qytetarët janë dendur në nëpër Qendrat Shëndetësore për të bërë vaksinën, sidomos ai grup njerëzish që e përfiton falas.

 “Jam me diabet, dhe mendova që të kem pak mbrojtje. Ndoshta nuk është 100%, po 50% do e kem mbrojtjen. Prandaj mendova ta bëj sivjet, po besoj se do e bëj çdo vit”,- u shpreh një qytetare.

Mjekja e familjes Vlera Lekaj pohoi për Euronews Albania se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë vihet re një interesim më i madh për bërjen e vaksinës kundër gripit.

“Ndryshe nga vitet e tjera ky proces ka nisur më herët dhe gjithashtu ka ardhur në sasi një numër më i madh dozash të vaksinave, kjo për arsye të një situate pak të veçantë këtë vit, e cila konsiston në pandeminë COVID dhe për shkak të kësaj pandemie u rekomandohen qytetarëve që këtë vit të mbrohen nga virusi i gripit, të vijnë të vaksinohen në mënyrë që të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të përhapjes së këtij virusi. Dhe në një moment në qoftë se do të jenë të rrezikuar edhe nga COVID, të paktën sa i përket virusit të gripit do kenë një mbrojtje ne organizmin e tyre”,- tha mjekja.

Mjekja theksoi se në momentin kur vaksina injektohet me rëndësi është që pacienti të mos ketë shenja të gripit.

“Supozohet që pacientët të cilët duhet të vaksinohen janë të shëndetshëm në momentin që ato vijnë dhe realizojnë vaksinën. Por ka dhe raste kur mund të ndodhë një qytetar me temperaturë, normalisht nuk këshillohet që ta realizojë vaksinën në atë moment, port ë realizohet gjendja e tij shëndetësor,- u shpreh Vlera Lekaj.

Gripi stinor rrezikon më së shumti një sërë grupmoshash dhe kategorish, të cilët vaksinën e përfitojnë falas.

“Grupet që jenë më të rrezikuar le të themi janë personeli shëndetësor dhe normalisht që ka avantazhin kryesor për të realizuar vaksinën kundër gripit, gjithashtu janë edukatoret dhe arsimtarët, janë forcat e rendit, janë gjithashtu grupmoshat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, të sëmurët me sëmundje të ndryshme tumorale, fëmijët e grumposhës 2-5 vjeç, gratë shtatzëna e me radhë”,- tha në fjalën e saj Lekaj.

Të pyetur nga Euronews Albania qytetarët ndajnë mendime të ndryshme për bërjen apo jo të vaksinës së gripit.

“Nuk e kemi bërë asnjëherë, s’e kemi pasur të arsyeshme”,- tregoi një qytetar

Pyetur nëse këtë vit do e bënin vaksinën qytetari nuk e përjashtoi mundësinë.

Të tjerë qytetar janë treguar më të kujdesshëm sa i përket procesit të vaksinimit në sezonet gripale.

“Po bëj gati 5-6 vjet që e bëj vit për vit. E këshilloj që ta bëjnë sepse unë kam 5 vjet që nuk më ka zënë gripi, fare nuk më ka zënë gripi”,- tha njëri prej tyre.

Sidoqoftë nuk ngelen pas edhe persona të cilët janë skeptik ndaj bërjes së vaksinës se gripit dhe qëndrojnë të palëkundur në mendimet e tyre pavarësisht kohës së rrezikshme që po kalojmë prej pandemisë.

“Nuk e kam bërë, asnjë vit. Më mirë mos e bëj kam imunitet”,- u shpreh një tjetër qytetar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Vaksinat e gripit do të jenë falas, Manastirliu: 368 mijë doza në dispozicion të grupeve të riskut

Vaksina kundër gripit, Gjergj Koja: Është e certifikuar nga OBSH, prodhohet në Korenë e Jugut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026