Si ta lexojmë progres-raportin për Shqipërinë? Gazetari Ernest Bunguri shpjegon pikat kryesore
Gazetari Ernest Bunguri raportoi për Euronews Albania se progres-raporti vijon me shprehjen e vlerësimit për ato pjesë ku është shënuar progres, por pa lënë pas dhe shprehjen e kritikave në ato vende ku Shqipëria duhet të vazhdojë punën për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Pikat kryesore të trajtuara në këtë progres-raport për Shqipërinë përmbledhin gjithë situatën në Shqipëri, reformat kyçe, situatën politike dhe ajo që vihet në qendër të vëmendjes është pikërisht situata politike tejet e polarizuar.
Sipas raportimit të Bungurit çështjet që janë marrë në konsideratë nisin me daljen e opozitës nga parlamenti, lëshimin e mandateve, dekretin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, të cilat në fakt u mbajtën, ngritjen e hetimit nga parlamenti dhe së fundmi konkluzionet e këtij grupi hetimor që rezultonte se presidenti i kishte kaluar kompetencat por se nuk kishte rast për rrëzimin e tij.
Nga informacionet që ka marrë Euronews Albania në këtë progres-raport shprehet përsëri keqardhja për faktin që nuk u arrit një kompromis dhe nuk pati gjithpërfshirje kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese.
“Ajo që është e rëndësishme për vendin dhe për Shqipërinë është se pjesa e atyre reformave kyçe që vendi duhet të plotësonte për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe këtu përfshirë dhe reformën zgjedhore vlerësohet pozitivisht marrëveshja e pesë qershorit sepse ajo plotëson, siç u tha dhe dje nga Komisioni Europian, rekomandimet e OSBE ODHIR dhe atyre referencave që vinin nga Këshilli i marsit i Bashkimit Europian ku Shqipërisë i kërkohej edhe një herë që të bënte më shumë transparencë, të krijonte një administratë zgjedhore më të depolitizuar dhe ky quhet një kusht i plotësuar vetëm nga marrëveshja e pesë qershorit, pavarësisht se vendit i kërkohet që të punojë dhe të përmirësojë klimën politike”,- tha korrespondenti i Euronews Albania Ernest Bunguri.
Reforma në drejtësi, vetingu, përjashtimi i gjyqtarëve që nuk kanë arritur të justifikojnë pasurinë e tyre por dhe plotësimi i strukturave të reja SPAK, BKH ishin disa prej pikave që morën vlerësim në këtë progres-raport.
Ndërkaq kusht që duhet plotësuar për realizimin më pas të konferencës së parë ndërqeveritare është pjesa e Gjykatës Kushtetuese ku mungon vetëm një anëtar për plotësimin e saj me të paktën numrin minimal.
Gazetari shtoi edhe një tjetër kusht që duhet plotësuar sipas progres-raportit dhe ai është ligji për median, një ligj që po mbahet në vëzhgim nga Komisioni Europian, ku duhet që Qeveria Shqiptare të ndjekë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sipas raportit Shqipëria vazhdon të ngelet një vend ku korrupsioni rezulton të mbetet si gjerësisht i shtrirë.
Pyetur se kur do të bëhet prezantimi i progres-raportit Ernest Bunguri tregoi se komisioneri Varheyli do ta paraqesë këtë raport në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian para eurodeputetëve që mbulojnë vendet e Ballkanit dhe Turqinë sot pasdite rreth orës 15:00 ku më pas do ketë edhe një deklaratë për mediat.
Euronews Albania ka siguruar paketën ‘e famshme’ të investimeve, atë të planit ekonomik për Ballkanin, një paketë prej 9 miliard euro e cila nëse do të miratohet do të ndihmojë për pjesën e infrastrukturës, tranzicionin digjital, për edukimin, shëndetësinë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e më tej.
Ndërkohë Bunguri theksoi se pritet që të ketë një konfirmim në mënyrë që Euronews Albania të zhvillojë një intervistë me komisionerin.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta