‘Keqardhje për naftëtarët, por zgjidhja me kompaninë private është komplekse’ – Rama i përgjigjet Euronews Albania
I pyetur nga gazetarja Eksiola Shehu e Euronews Albania rreth problematikës së naftëtarëve kryeministri Edi Rama u përgjigj se kanë bërë dhe do bëjnë çmos.
Ndërkaq ai theksoi se kemi të bëjmë me pasojat e një privatizimi kriminal, ku për të ndihmuar dhe lehtësuar gjendjen është i përfshirë edhe vetë ai personalisht.
“Jo më larg se pak javë më parë kam shkuar enkas të takoj presidentin e Azerbajxhanit për të folur për këtë temë. Edhe dje, sot akoma, por mbasdite, do marr informacion se çfarë të reje ka në këtë drejtim me kompaninë që presupozohej që pasi fitoi një garë për të marrë krudin (naftën bruto) do të hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë”,- tha kryeministri në fjalën e tij duke vënë në dukje se kanë ndihmuar aq sa kanë mundur sa i përket çështjes së naftëtarëve.
“Për të na fajësuar dhe për ta thënë se ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt”,- u shpreh Rama
Kryeministri solli në vëmendje se nuk ka nevojë për greva urie për ta sensibilizuar sepse siç tha dhe vetë ai është i ultra sensibilizuar për atë rafineri duke shprehur kësisoj shqetësimin për situatën.
Sipas tij ajo rafineri kërkon një investim shumë të madh për tu rimëkëmbur dhe për të funksionuar në afat të gjatë dhe se problemin e ka qysh në gjenezë.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ato pika ku mund të gjejmë zgjidhjen”,- përfundoi Rama.
Lexoni gjithashtu:
Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në grevë, Dautaj: Qeveria po na shpërfill
Naftëtarët e Ballshit në grevë, Sokol Dautaj: Jemi rrugëve dhe pa asnjë përkrahje ekonomike
Naftëtarët në grevë urie, pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta