Arrestimi i liderit të opozitës në Bolivi nxit protesta të dhunshme

29 Dhjetor 2022 | 13:19

Policia boliviane ka arrestuar një lider të shquar të opozitës së krahut të djathtë me akuzën për terrorizëm.

Luis Fernando Camacho është guvernatori i Santa Cruz, rajoni më i pasur i vendit. Ai ndihmoi në rrëzimin e Presidentit Evo Morales nga pushteti në vitin 2019, shkruan BBC.

Camacho ka udhëhequr një grevë antiqeveritare në Santa Cruz për më shumë se një muaj, duke e çuar rajonin në bllokim.

Mbështetësit e tij e kanë dënuar arrestimin e Camacho si rrëmbim dhe kanë dalë në rrugë në protestë.

Por zyra e prokurorit të shtetit tha se arrestimi lidhej me rrëzimin e ish-presidentit të majtë.

Një urdhër-arresti i tetorit akuzoi guvernatorin për “terrorizëm”, por nuk dha detaje. 43-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje me presidentin Luis Arce që kur politikani i majtë e mundi atë në zgjedhjet e vitit 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026