SHBA kërkon teste COVID për vizitorët nga Kina
SHBA është bërë vendi më i fundit që vendos testimin e COVID tek vizitorët nga Kina, pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë javën e ardhshme.
Italia, Japonia, Tajvani dhe India gjithashtu njoftuan teste të detyrueshme, por Australia dhe Britania e Madhe thanë se nuk kishte rregulla të reja për udhëtarët nga Kina.
Pas tre vitesh mbylljeje për botën, Kina do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë më lirshëm nga 8 janari.
Por rritja e vazhdueshme e COVID në vend ka ngjallur frikë.
Kina po raporton rreth 5 000 raste në ditë, por analistët thonë se numra të tillë janë shumë të nënllogaritur dhe ngarkesa ditore e rasteve mund të jetë më afër një milion. Spitalet janë të mbingarkuar dhe banorët po luftojnë për të gjetur ilaçe bazë, sipas raporteve.
Të mërkurën, SHBA tha se mungesa e të dhënave “adekuate dhe transparente” të COVID në Kinë kishte kontribuar në vendimin për të kërkuar teste COVID nga 5 janari për udhëtarët që hyjnë në vend nga Kina, Hong Kongu dhe Macau.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset