Tri viktima nga Covid-19 në Kosovë, bie ndjeshëm numri i rasteve aktive

6 Tetor 2020 | 13:46

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 34  raste pozitive me Covid-19, ndërsa  tre pacientë kanë humbur jetën. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri ditën e sotme janë kryer 71 356 teste të dyshuara, prej të cilave 15 889 qytetarët janë infektuar. Autoritetet shëndetësore të Kosovës theksojnë se deri tani kanë humbur jetën 635 pacientë, shumica e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203’, thekson IKSHPK-ja.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026