Të dënuarit në grevë, 350 të burgosur duan amnisti dhe takime

6 Tetor 2020 | 14:21

Situatë e pazakontë në 3 burgje të vendit ku disa të dënuar kanë refuzuar ushqimin duke hyrë ne grevë urie. Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Peqin u shkarkua nga detyra ndërsa të dënuarit e burgut të Lezhës dhe Shkodrës kërkojnë të hiqen masat kufizuese anti-covid për të takuar familjarët e tyre.

Keq menaxhimi i situatës në burgun e Peqinit solli shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Bukurosh Malluta. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se, lidhur me situatën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mblodhi me urgjencë gjatë paradites kupolën drejtuese të Burgjeve dhe Shërbimit për Kontrollin e Brendshëm ndërsa në studion e Ilva Now’ , ajo u përgjigj mbi kërkesat të burgosurve.

“Nuk mundet që të lehtësojmë pozitën ligjore për të ulur dënimet dhe të ndryshojmë Kodin Penal sepse kërkojnë të dënuarit dhe nuk mundet që t’i lirojmë as para kohë nëse janë dënuar për vrasje”, tha znj. Gjonaj duke shtuar se kërkesat po analizohen dhe situata po monitorohet nga afër/

Rreth 165 të dënuar kanë refuzuar të  ushqehen, pasi kërkojnë  amnisti të përgjithshme si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Por krahas Peqinit edhe në burgun e Reçit në malësinë e madhe 100 të dënuar kanë hyrë në  ditën e 3 të grevës së urisë.

Ata kërkojë heqjen e masave kufizuese anti-covid për të  lejuar më pas takimet me familjarët. Edhe 70 të burgosur në burgun e Shën Kollit kanë refuzuar ushqimin për të njëjtat arsye ndërsa policia dhe forcat operacionale të burgjeve po shikojnë mundësinë e kalimit në gatishmëri pas situatës në 3 institucionet e vuajtjes së dënimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026