Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon Albin Kurti

29 Dhjetor 2022 | 17:35

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës pasditen e sotme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti thotë se Serbia u lodh kot me veprimin e vendosjes së barrikadave duke shtuar se vetë i vendosi dhe vetë i hoqi.

Rama ka përshëndetur dhe raportimin e gazetarëve gjatë kësaj kohe në veri të vendit.

“Të nderuar gazetarë, ju uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht për gazetarët nga Ukraina, me ç’rast e ritheksojmë se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë evropian.

Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.

Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej. Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë.
Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato.

Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten.
Në këtë vit që po e lëmë pas, për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide: heqjen e TVSh-së. I falënderojmë.
Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vettingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenie qytetarëve.
Ju faleminderit e gëzuar!”- shkruan Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026