Policia me ”çimka”, deputetët i japin ‘OK’ uniformave blu për të kryer përgjime
Policia e Shtetit do të ketë të drejtën të kryeje përgjime. Është ky vendimi i marrë sot nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, të cilët miratuan nen për nen dhe në tërësi ligjin për Policinë e Shtetit, i cili ka mbi 8 muaj në sirtarët e Kuvendit.
Më 6 shkurt u depozitua drafti për marrjen e të drejtës së përgjimit nën argumentin për të luftuar krimin e organizuar dhe bandat kriminale.
Drafti në fjalë ka ndryshuar nga ai fillestar. Ndryshimi i parë është heqja e termit përgjim dhe zëvendësimin e tij me mbikëqyrje por që në thelb nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Sipas variantit përfundimtar, policia do të ketë të drejtë të përdorë tri lloje përgjimesh;
- Përgjime ambientale për personat e dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun
- Përgjime me pamje të personave të dyshuar në vende publike apo të hapur për publikun
- Si edhe gjurmim të vendndodhjes nëpërmjet pajisjeve teknologjike.
Kjo e fundit është parashikuar të kryhet kryesisht nëpërmjet gjurmimit të sinjalit të telefonit për personat e dyshuar. Në draftin fillestar të projektligjit ishte parashikuar që këto përgjime të kryhen me autorizim të drejtorit të policisë, qoftë nga njësitë vendore apo edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Ndërsa me projektligjin e miratuar në komision, është vendosur që kushtet dhe rregullat e përdorimit si edhe të afateve të marrjeve të masave, do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.
Drafti në fjalë, më herët, kur u propozua nga Ministria e Brendshme krijoi një debat publik mbi kompetencat që merrte policia, madje edhe Prokuroria e Përgjithshme, në opinionet e dërguara në Kuvend , u shprehte kundër saj. Tashmë drafti ka marrë dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve, dhe do të kalojë edhe në komisionin parlamentar të sigurisë e më pas në seancë plenare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta