Optimizëm te Kombëtarja, Kumbulla dhe Uzuni: Do të futemi në fushë për të fituar
Pas transferimit tek Roma, Marash Kumbulla duket më se i motivuar për ndeshjet e kombëtares. Shanset që mbrojtësi të luaj titullar në këto dy ndeshje janë të mëdha edhe pse sipas tij nuk ka rëndësi kush e nis nga fillimi, rëndësi ka që skuadra të fitojë.
“Unë nuk e di a do jem titullar pas këtë gjë e vendos trajneri. Shpresoj të luaj dhe ndihmoj ekipin për të fituar dhe rëndësi ka që skuadra të fitojë”, u shpreh Kumbulla.
Edhe Myrto Uzuni vjen pas një paraqitje mjaft të mirë me skuadrën e tij Ferencváros ku arriti kualifikimin në grupet e Champions League. Futbollisti synon të bëjë të njëjtën paraqitje edhe me ekipin kombëtar.
“Të vish në kombëtare tregon motivim për çdo futbollist sigurisht që golat më motivojnë akoma më shumë për të ecur përpara”, tha Uzuni.
Trajneri Reja ka lënë jashtë skuadrës disa nga senatoret e skuadrës por kjo nuk i tremb aspak lojtarët e rinj që më sa duket janë gati për marrin përgjegjësitë e tyre në kombëtare.
Përfaqësuesja vijon përgatitjet për ndeshjet e Nations League përballë Kazakistanit dhe Lituanisë që do të luhen në datat 11 dhe 14 tetor
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta