Osmani takon Hovenierin, diskutime për zhvillimet e fundit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar këtë të enjte me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Osmani dhe Hovenier kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, njoftoi Presidenca e Kosovës.
Në njoftim, thuhet se është diskutuar edhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në vitin 2023.
“Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend. Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftim.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta