Dule përgënjeshtron deklaratën e Ramës në Athinë: Mjafton të hapni arkivat

6 Tetor 2020 | 18:40

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur gjatë intervistës në ‘Ilva Now’ për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Z. Dule përgënjeshtroi deklaratën e bërë nga kryeministri, Edi Rama pak javë më parë në Athinë ku tha se para vitit 2013 nuk ka pasur njohje me Presidentin turk, Erdogan dhe se nuk kishte se si të ndikonte në kundërshtimin e marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

“Ju e besoni se nuk ka pasur kontakte para vitit 2013? Mjafton të futeni në arkivat e kronikave të lajmeve. Ata janë takuar dhe njohur pavarësisht se për këtë nuk është e domosdoshme që të takohesh. Z. Rama është takuar dhe njohur me Erdoganin që në kohën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këto janë të faktuara. Këto janë argumente prej të vegjëlish”, deklaroi z. Dule.

Kreu i PBDNJ-së theksoi më tej se, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mjafton të ndiqet fryma dhe parimet e ligjit ndërkombëtar të detit dhe palët në Shqipëri të mos akuzojnë njëra-tjetrën. Por, sipas tij është vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nuk dëshiron zgjidhjen e këtij problemi dhe sipas z. Dule po kërkon të krijoi një marrëdhënie të tensionuar me Greqinë siç bën Erdogan.

“Alternativa më e mirë është që në të pushojmë së karakterizuari njërën palë nga tjetri si të dobët, të shitshme, të bleshme.  Z. Rama do që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë që mos jenë sipas modelit greko-italian, greko-izraelit, greko-egjiptian, greko-libanez, por kërkon që të jenë sipas modelit greko-turk. Kjo del e qartë nga të gjitha lëvizjet e tij”, pëfrundoi kreu i PBDNJ-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Vangjel Dule pro një koalicioni të madh: Asnjëlloj truku s’e shpëton Ramën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021