Putin takon Xi Jinping: Të forcojmë partneritetin strategjik
Presidenti rus dhe ai kinez kanë zhvilluar një bisedë për thellimin e lidhjeve strategjike, në një takim me rastin e fundvitit të transmetuar në televizionin rus.
I ndodhur në izolim ndërkombëtar dhe i sanksionuar për shkak të luftës në Ukrainë, presidenti Putin i ka kthyer sytë nga Kina për mbështetje. Tani ai po kërkon më shumë bashkëpunim ushtarak.
“Natyrisht, bashkëpunimi ushtarak dhe ai ushtarako-teknik, që kontribuon në garantimin e sigurisë së vendeve tona dhe ruajtjen e stabilitetit në rajonet kyçe zë një vend të veçantë në gamën e marrëdhënieve ruso-kineze. Dhe ne synojmë ta përforcojmë bashkëpunimin mes forcave të armatosura të Rusisë dhe Kinës”, u shpreh Putin.
Kreu i Kremlinit ftoi homologun Xi të vizitojë Moskën vitin e ardhshëm. Nga ana e tij, lideri kinez foli për një epokë të re në raportet dypalëshe.
“Nën lidershipin tonë, partneriteti gjithëpërfshirës Kinë-Rusi dhe ndërveprimi strategjik në një epokë të re po tregon maturi dhe qëndrueshmëri. Potenciali dhe vlerat e bashkëpunimit dypalësh po ndihen gjithnjë e më shumë dhe një numër i konsiderueshëm projektesh të përbashkëta po realizohen”, theksoi Xi Jinping.
Rusia dhe Kina kanë ndërmarrë një seri stërvitjesh të përbashkëta detare, por Pekini nuk ka ofruar ndonjë mbështetje për luftën e Moskës në Ukrainë. Pekini ka vlerësuar disa nga retorikat anti-Perëndim të Putin, por ajo është e vetëdijshme se mund të preket nga sanksionet ndërkombëtare nëse mbështet pushtimin rus.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta