Miroslav Lajçak: Marsi i 2023-shit, afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta.
Niveli i mos-besimit është më i lartë se kurrë më parë. Lajçak ka kërkuar që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër.
“Ajo që është e rëndësishme tani, është që të mos lejohet rrëshqitja prapa në një tjetër krizë dhe është e rëndësishme për liderët në Kosovë dhe Serbi që të nisin ta krijojnë një atmosferë të përshtatshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi diplomati evropian.
Ai u shpreh se përpjekjet nuk do të ndalen, duke thënë se muaji mars i vitit 2023 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.
Që pas agresionit rus në Ukrainë, bashkësia ndërkombëtare është duke ndjerë një urgjencë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ballkanike, edhe në kuadër të informacioneve se Rusia po kërkon destabilizimin e Ballkanit në mënyrë që ta largojë nga BE.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta