Edmond Haxhinasto: Për hapjen e negociatave ka kushte të mirëfillta
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto duke komentuar progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë thotë se, dokumenti evidenton disa probleme për vendin tonë. Ai iu referua këtu çështjes së pastrimit të parave dhe situatën politike.
“Kemi një raport që do të mbajë të ndezur optimizmin e procesit. Rezervat flasin për situatë problematike për pastrimin e parave dhe nuk është herë e parë që flitet për këtë problem. Po ashtu flitet për problematikat e evidentuara për ekonominë nga pandemia. Pastaj është polarizimi i jashtëzakonshëm politik apo probleme me lirinë e shprehjes. Nota është nën mesataren dhe përgatitja jonë për anëtarësim lë për të dëshiruar”, tha ish-zv kryeministri.
Z. Haxhinasto shtoi më tej se, Shqipëria ka gjithashtu kushte që duhen plotësuar dhe në sektorin gjyqësor. E gjithë kjo tha ai e rrëzon pretendimin e mazhorancës se nuk ka pasur kushte për hapjen e negociatave.
“Ka kushte të mirëfillta për hapjen e negociatave dhe nëse nuk realizohen mendoj se do të ketë një problematikë shumë të madhe. Përgjithësisht raportet e KE janë pozitive, me metodologjinë e re të zgjerimit Franca ka kërkuar një mikroskop më të imët për arritjet e secilit vend”, deklaroi ish-ministri i Jashtëm.
Ish-ministri shprehur rezerva duke thënë se nevojitet raport realist ndërsa nga ana e Shqipërisë theksoi se duhet pak kombëtar për integrimin.
“Është e pa mundur që me frazime të bukura të kalohen shumë problematika të qenësishme që ka Shqipëria. Çështja e integrimit evropian kërkon një angazhim të madh të gjitha kahëve të politikës dhe duhet një pakt kombëtar për integrimin. Raporti duhet të jetë realist për të mobilizuar në plotësimin e detyrimeve”, përfundoi z. Haxhinasto.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta