10 blerjet më të shtrenjta, Havertz më i kushtueshmi, Chelsea dhe Juve harxhuan më shumë
Kriza e krijuar nga COVID-19 ka prekur dhe klubet e futbollit, të cilat në merkaton e verës mund të thuhet nuk bënë çudira, siç ishim mësuar në vitet e fundit, edhe pse nuk munguan blerjet e shtrenjta.
Chelsea është klubi që ka shpenzuar më shumë për të siguruar emra të kushtueshëm, pasi në listën me 10 lëvizjet më të shtrenjta blutë e Londrës kanë tre futbollistë.
Kai Havertz u transferua për 80 milion euroë nga Bayer Leverkusen tek Chelsea, duke u bërë kështu transferim imë i shtrenjtë i merkatos së verës.
Pas tij renditet Arthur, i cili la Barcelonë për të zbarkuar në Torino, me Juventusin që shpenzoi 72 milionë euro për mesfushorin. Victor Osimhen i Napolit mban vendin e tretë, pasi Napoli pagoi 70 milionë euro për sulmuesin në akrat e francezëve të Lillës.
Manchester City pagoi 68 milionë euro për të marrë Ruben Dias Nga Benfika, duke u bërë lëvizja e katërt më e shtrenjtë. Miralem Pjaniç i kushtoi 60 milionë euro Barcelonës.
Juventus riktheu Alvara Moratën në Toriono, por u desh që kampionët e Italisë të shpenzonin plot 56 milionë euro për sulmuesin spanjoll.
Timo Werner dhe Ben Chilwell i kushtuan Chelsea më shumë se 100 milionë euro, ndërsa vendin e nëntë e ka marrë Mauro Ikardi, me PSG-në që pagoi 50 milionë euro tek Inter.
Me po të njëjtën vlerë mbyllet lista e 10 blerjeve më të shtrenjta të kësaj vlerë. Arsenal mori nga Atletiko Madrid Thomas Partey, duke bërë një investim mjaft të madh.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta