‘Bisedimet me Ukrainën s’do jenë të qeta’, Xi-Putinit: Do mbajmë qëndrim objektiv

31 Dhjetor 2022 | 12:00

Presidenti i Kinës, Xi Jinping i tha homologut rus, Vladimir Putin të premten se rruga drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të jetë e qetë.

Ai ka theksuar se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin objektiv dhe të drejtë” për këtë çështje, shkruan Reuters.

Xi u shpreh se Pekini dhe Moska duhet të koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë në çështjet ndërkombëtare dhe nënvizoi gatishmërinë e Rusisë për t’u përfshirë në negociatat me Ukrainën.

Kreu i Kremlinit ftoi homologun Xi të vizitojë Moskën vitin e ardhshëm. Nga ana e tij, lideri kinez foli për një epokë të re në raportet dypalëshe.

Rusia dhe Kina kanë ndërmarrë një seri stërvitjesh të përbashkëta detare, por Pekini nuk ka ofruar ndonjë mbështetje për luftën e Moskës në Ukrainë. Pekini ka vlerësuar disa nga retorikat anti-Perëndim të Putin, por ajo është e vetëdijshme se mund të preket nga sanksionet ndërkombëtare nëse mbështet pushtimin rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026