Tre portierët infektohen me COVID-19, Ukraina përfshin në skuadër trajnerin 45-vjeçar
Trajneri i përfaqësueses ukrainase, Andriy Shevchenko është detyruar të përfshijë në skuadër trajnerin e portierëve Oleksandr Shovkovskiy, i cili është tërhequr nga futbolli i luajtur që prej vitit 2016.
Vendimi u mor pasi tre portierët e skuadrës Andriy Pyatov, Yuriy Pankiv dhe Andriy Lunin, rezultuan me COVID-19 dhe skuadra mbeti me vetëm një portier, Georgiy Bushchanin, përpara përballjes miqësore me Francën që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.
“Shovkoskiy i dha fund karrierës si lojtar në dhjetor 2016, por ka mbajtur formë të mirë fizike duke u përfshirë vazhdimisht në fazat stërvitore,” – u tha në një deklaratë të Federatës Ukrainase të Futbollit.
Gjasat që 45-vjeçari Shovkovskiy të hidhet në fushë, janë të pakta. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Bushchan rezulton me COVID-19, ose lëndohet.
Megjithatë vendimi se ai është i gatshëm për përfaqësuesen u bë lajm i gjerë për faktin se përgjithësisht pas të 30-ve futbollistët tërhiqen përfundimisht nga loja.
Shovkovskiy konsiderohet legjendë e gjallë e futbollit ukrainas. Ai luajti për 25 vite me Dinamon e Kievit duke fituar 14 herë kampionatin, 10 herë kupën dhe 5 herë të tjera super-kupën e vendit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta