Varhelyi flet për investimet e BE-së në Shqipëri: Do ngushtojmë hendekun ekonomik

7 Tetor 2020 | 14:24

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Parlamentin e Shqipërisë me rastin e publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian. Z. Varhelyi tha se, “Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për KE, që ka qenë e angazhuar për të treguar rezultate dhe për të mbajtur premtimet për rajonin”.

Komisioneri u shpreh se, Shqipëria është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por përmendi reformën zgjedhore si kusht për hapjen e negociatave.

“Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Vijimësia e këtyre reformave nga ana e Shqipërisë do jetë e rëndësishme për kuadrin negociues. Ne jemi në atë moment kyç, në atë moment që Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë BE-së”, tha Komisioneri.

Ndër të tjera theksoi se, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit kanë hendek në nivelin ekonomik me BE dhe ndaj po punohet për eliminimin e këtij hendeku.

“Është në interesin tonë strategjik që t’u sjellim gjithnjë e më afër. Po punojmë për të afruar konvergjencën ekonomike mes BE dhe rajonit. Shpresojmë shumë që të mblidhet konferencat ndërqeveritare dhe të nisin negociatat”, deklaroi Varhelyi.

“Fokusi ynë është për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit dhe konvergjencën ekonomike,. Duam të mbyllim sa më shpejt hendekun ekonomik mes rajonit dhe BE. Pasi kjo do të përshpejtojë procesin e integrimit”, shtoi Komisioneri për Zgjerimin.

Më tej, Varhelyi foli për planin e investimeve në Ballkanin Perëndimore ku është parashikuar një paketë financiare prej 9 miliardë euro, plus 20 milionë të tjera që mund të vijnë në formën e kredive të buta.

“Plani i investimeve do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë dhe do të ndihmojë në zbatimin e reformave për të ecur drejt BE. Sfida t më të mëdha kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin, sektorin privat dhe rininë. Paketa e investime do të sjellë të mira të konsiderueshëm në rajon, duke përshirë këtu edhe Shqipërinë”, tha ai.

Komisioneri përmendi si projekte më të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji, ndërtimin e Korridorit Blu, korridorin Mesdhetar si dhe investimet në hidrocentralin e Fierzës dhe avancimin e ndërtimit të Skavicës.

Z. Varhelyi u shpreh se, Ballkani Perëndimor mund të kthehet në një pikë tërheqëse të investimeve për kompani të BE-së që kërkojnë të ulin shpenzimet. “Ne e shikojmë këtë rajon se mund të kthehet në një qendër investimesh, ndoshta më tërheqësja në të gjithë botën”, përfundoi ai.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Ligji nuk duhet të ndalojë koalicionet paszgjedhore,’ Varhelyi intervistë për Euronews Albania

Raporti i Komisionit Europian, Gjergji Vurmo: Komisioni Europian i bën fresk çdo qeverie

Ministri Cakaj tregon ‘diplomaci të lartë’ kur pyetet për shtetet e BE që kanë rezerva ndaj Shqipërisë

Ish-zv. ministri i Integrimit: Raporti i KE është vlerësim teknik, vulën e ka BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026