Rama pesimist, e di që tani vendin bllokues në BE: Nuk vijnë krushqit
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Shqipëria thuajse i ka plotësuar kushtet për të mbajtur konferencën ndërqeveritare, por vendimi i takon të merret nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për mediat pas takimit me komisionerin, nuk u shpreh shumë optimist për marrjen e një ftese, duke përmendur Holandën si vendin që mund të dalë kundër për shkak të zhvillimeve të saj të brendshme duke iu referuar kështu zgjedhjeve të ardhshme.
I pyetur nëse raporti i pozitiv i Komisionit Evropian do të ndikojë tek vendet skeptike për zgjerimin, kryeministri tha se, Holanda nuk është më shumë e ndjeshme se sa vende të tjera të BE por e sheh raportin e Ke-së sipas interesave të saj.
“Nuk besoj se Finlanda, Suedia apo shumë vende të tjera të BE janë më pak të ndjeshme se sa Holanda kur vjen puna tek krimi, korrupsioni, drejtësia e kështu me radhë, por ka një dinamikë të brendshme të ndryshme në vende të ndryshme dhe pastaj është ajo dinamikë që i bën ta shohin me sy tjetër raportin e progresit, sipas interesave të tyre. Kështu që është legjitime janë interesat e tyre, unë nuk bëj parashikime shpresoj që ne të vazhdojmë duke ulur në tryezën ndërqeveritare pasi hapja e negociatave është dakordësuar mes të gjithëve.
Por, nga ana tjetër ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën, sa që tani i kemi lënë përgatitjet për dasma. Në qoftë se do na thërrasin ne gati jemi të veshur dhe ulemi e vazhdojmë punën. Nuk kemi asnjë shqetësim”, deklaroi Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta