Paratë në zgjedhje, KQZ-ja kontrollon llogaritë bankare të subjekteve
Paratë që partitë do të harxhojnë në fushatë elektorale do të kufizohen në zgjedhjet e ardhshme, të paktën kështu përcaktohet në Kodin e ri Zgjedhor. Sipas neneve të miratuara, partitë politike kanë limite financiare.
Shume e parave që do të shpenzojnë partitë politike së bashku me kandidatët për deputetë, nuk do të jetë më e madhe se sa trefishi i parave të lëvruara nga buxheti i shtetit.
E për ta thjeshtëzuar, Partia Socialiste kishte në vitin 2017 rreth 28 milionë lekë para nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore. Nëse do te kishte të njëjtat para, sipas formulës së re shuma totale që mund të shpenzojnë nuk mund të jetë më e lartë se sa trefishi, që do të thotë 84 milionë lekë.
Llogaritë bankare të kandidatëve apo partive në rastin e donacioneve, do të jenë në çdo kohë të aksesueshme nga KQZ-ka, e cila ka të drejtë t’i kontrollojë ato.
Por, jo të gjithë personat kanë të drejtë të japin para. Kategoria e personave të përjashtuar janë ata që kanë përfituar fonde publike tri vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë, ata që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme dhe ata që kanë detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit.
Ndërsa personat që nuk janë në fushën e ndalimit të financimit, u ndalohet diçka tjetër, humbin të drejtën të garojnë në tendera mbi 10 milionë lekë për tri vitet në vijim.
Të gjitha këto ndalime do të zbatohen për herë të parë në fushatën elektorale për 25 prillin, fushatë e cila do të mund të konsiderohet edhe si më e varfra në krahasim me zgjedhjet e shkuara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta