‘2022, vit i nismave të reja për kulturën’, Elva Margariti: Sfidat për 2023-shin

2 Janar 2023 | 11:11

Elva Margariti e ka cilësuar 2022-shin, vitin e nismave të reja për kulturën në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja e Kulturës u shpreh se në vitin që lamë pas,  janë ndërmarrë 3 nisma, të cilat i konsideron të suksseshme.

Ndër të tjera, Margariti tregoi edhe sfidat dhe pritshmëritë për kulturën në vitin 2023.

“Ishte një vit i sfidave të reja, i nismave të reja. Ministria e Kulturës këtë vit ka filluar tre nisma, të cilat janë javët e kulturave ndërkombëtare, që na ka bërë bashkë me partnerët tanë për të promovuar, jo thjesht kulturat e huaja në Shqipëri, por të gjithë ndërveprimin që ne kemi, si në rrafshin politik, diplomatik, ashtu edhe në atë ekonomik, kulturor dhe social. Ashtu siç kemi pasur bonusin e rijetëzimit, është një nga nismat më të suksesshme për Ministrinë e Kulturës. Vetëm vitin e parë patëm 100 aplikime, qytetarë të cilët posedojnë një objekt në një qendër historike, jo detyrimisht monument kulture dhe që duan ta restaurojnë atë bashkë me shtetin. Nisma më e fundit është arti në hapësirat publike, hera e parë që zhvillohet një nismë e tillë. Këto 3 nisma janë shumë për 1 vit, janë përqafuar mirë edhe pse jemi një staf i vogël.

Ashtu siç kemi kantierët e rinj, ky vit na gjen me Galerinë Kombëtare të Arteve që vazhdon të jetë një kantier në restaurim, na gjen me sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve, drejt përfundimit, gjithçka po merr formë, do jetë një ogur i mirë për të filluar vitin 2023 me një koncert dinjitoz në këtë sallë koncertesh. Ashtu siç na gjen me vënien e gurit të themelit në Teatrin e ri Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Kjo është një tjetër hapësirë e re, që bashkon shumë nga nismat dhe filozofitë e qeverisë Rama, ku fëmijët janë një element kyç i zhvillimit të politikave të secilës ministri. Ashtu edhe “Kinostudio” tashmë, që është një kantier i hapur, që po merr formë”, theksoi Margariti ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026