Pabarazia në zgjedhje, Kodi Zgjedhor pamundëson garimin e të pavarurve

7 Tetor 2020 | 17:28

Me koalicione pa koalicione, me prag pa prag, me lista të hapura me lista të mbyllura. Këto janë tre termat që janë përdorur jashtëzakonisht shumë nga formacionet politike përgjatë gjashtë muajve të fundit deri në miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndryshime që mesa duket, me dije apo pa dje, ligjvënësit shqiptar kanë vënë në dyshim një parim demokracie, barazia përpara zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për kandidat të pavarur.

Kodi Zgjedhor ka parashikuar që çdo garues në zgjedhje është subjekt, edhe ata që propozohen nga vetë qytetarët e që njihen si kandidat të pavarur.

Por termi subjekt zgjedhor ndërlidhet me një ndryshim tjetër, pragun kombëtar. Sipas formulimi të miratuar është parashikuar se “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”

Duke iu referuar shifrave të zgjedhjeve të fundit parlamentare, rreth 1.6 milion persona ushtruan të drejtën e votës, çka 1% i tyre është rreth 16 mijë vota.

Rrjedhimisht pragu kombëtar e vë kandidatin e pavarur në pozita të disfavorshme pasi i nevojitet një numër shumë më i lartë votash se sa një kandidati që garon në subjektet politike.

Konkretisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Partia Socialiste mori në qarkun e Durrësit rreth 73066 vota dhe herësi për një mandat parlamentar është 9133 vota. Pra 6867 vota më pak se sa i nevojitet një kandidati të pavarur për të fituar mandatin e deputetit.

Ky Kod Zgjedhor ka edhe një hallkë të fundit për të hyrë në fuqi, firmën e Presidentit pasi drafti tashmë është në tryezën e tij dhe pret firmën, qoftë për të hyrë në fuqi, qoftë për tu thyer për rishqyrtim në Kuvend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026