Homazhe për Papa Benediktin në Bazilikën e Shën Pjetrit
Disa mijëra persona i kanë bërë homazhe Papa Benediktit XVI, trupi i pajetë i të cilit është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Qytetarët qëndruan gjatë në radhë përpara se trupi i tij të transferohej nga manastiri i afërt ku ai ndërroi jetë, ditën e shtunë në moshën 95-vjeçare.
Benedikti XVI ishte një lider kontradiktor për disa, por ishte nderuar si mbrojtës i vendosur i vlerave tradicionale katolike nga të tjerë.
“Ai ishte një person i madh dhe i përulur. Të gjithë e mirëkuptonin”, thotë një grua.
“Ai nuk kishte frikë të përballej me sfidat e sotme. Ishte shumë i hapur lidhur me këtë”, shprehet një tjetër.
Benedikti XVI udhëhoqi Kishën Katolike për 8 vjet përpara se të tërhiqej në 2013-shin për shkak të gjendjes shëndetësore.
Trupi i tij do të qëndrojë i ekspozuar për tre ditë, deri në meshën mortore që mbahet të enjten, nën drejtimin e pasardhësit të tij Papa Françesku.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta