‘Sytë’ nga presidencialet në SHBA, amerikanët nisin përgaitjet për zgjedhje
Me hyrjen e vitit 2023, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vëmendja po zhvendoset në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Të dy partitë politike po e nisin vitin e ri duke u përballur me çështje kritike të lidhura me elektoratin e tyre dhe politikat që duan të ndjekin, shkruan Zëri i Amerikës.
Sfidat me të cilat përballen republikanët janë më urgjente. Ata shpresonin se përgjatë këtij viti do kishin një shumicë të sigurt të paktën një nga dy dhomat e Kongresit, por kjo nuk ndodhi.
Ndërkohë që në qendër të pothuajse të gjitha sfidave është ish-presidenti Donald Trump, që po lufton të forcojë pushtetin e tij mbi republikanët me afrimin e garës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Megjithatë votuesit do të kenë edhe alternativa të tjera, si guvernatori DeSantis, ish zv-Presidenti Mike Pence, ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe guvernatori në largim i Merilendit, Larry Hogan. Disa prej tyre kanë nisur të kërkojnë donancione.
Së paku deri tani demokratët duken më të bashkuar se rivalët republikanë. Por shumëçka varet nga Joe Biden dhe nëse ai do të vazhdojë të synojë që të kërkojë një mandat të dytë. Nëse ai heq dorë nga rikandidimi dhe njoftimi zyrtar për këtë behet pas disa muajsh, atëherë demokratët do të viheshin përballë një të ardhmeje të paqartë, ende pa kandidatë të mundshëm të spikatur.
Dhe ndërsa gjasat janë për një rikandidim të zotit Biden në 2024-ën, disa demokratë po përpiqen t’ia ndryshojnë mendjen.
Gjatë ditëve të fundit, në Xhorxhia, Miçigan dhe Karolinën e Jugut një grupim po zhvillon një fushatë me sloganin “Joe, mos kandido”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq