Varhelyi viziton sot Prishtinën, dy ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian
Pas vizitës së djeshme në Shkup dhe Tiranë, Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi viziton sot Prishtinën.
Ai viziton Kosovën dy ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, i cili konstaton se vendi ka bërë progres të kufizuar në reformat e lidhura me BE-në, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë.
Një ditë më parë në fjalën e mbajtur në konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, komisioneri i Zgjerimit të BE-së tha se Unioni Evropian e ka prioritet çështjen e zgjerimit, ndërkohë shtoi se kjo do të shoqërohet me investime të reja në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se pas katër vitesh, me investimet e reja situata në Ballkanin Perëndimor do të paraqitet krejt tjetër.
“Unë kam sjellë lajme të mira. Ne do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe e kemi seriozisht pjesën e zgjerimit. Plani konsiston në 9 miliardë euro grante dhe 20 miliardë euro garanci. Plani ekonomik në vetvete kërkon, që duhet të përshpejtojnë punën që duhet të bëjnë vendet e rajonit për të kapur ritmin e BE.
Ky është një plan, të cilin e kemi plotësuar me vendet e rajonit. Pas katër vitesh në rajon, panorama do të jetë krejt ndryshme”, tha ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq