Atletët afrikanë thyejnë rekordet botërore të garave në distancë 5,000 dhe 10,000 metra
Pavarësisht situatës së pandemisë, ku mjaftë sportistë e kanë pasur të vështirë të mbajnë rendimentin e tyre fizik pasi në shumicën e vendeve aktivitetet janë kufizuar, Joshua Cheptegei dhe Letsenbet Gidey mundën të thyenin rekorde në eventin atletik që u zhvillua të mërkurën në Valencia të Spanjës.
Njëzetekatërvjeçari Cheptegei nga Uganda theu me 6 sekonda rekordin 15-vjeçar të Kenenisa Bekeles në garën në distancë 10,000 metra. Ai e mbylli vrapimin me një kohë 26 minuta e 11 sekonda.
⚡️RÉCORD DEL MUNDO / WORLD RECORD ⚡️
?Joshua Cheptegei 26:11.00
¡¡Increíble!! ¡¡Espectacular!!#NNValenciaWRDay pic.twitter.com/goYo7Z6vIY
— Valencia Ciudad Running (@VCRunning) October 7, 2020
Ndërkohë në garën për vajza, me distancë 5,000 metra, afrikania 22-vjeçare nga Etiopia Letesenbet Gidey vendosi gjithashtu rekord botëror duke thyer me 7.38 sekonda rekordin e Tirunesh Dibabas. Ajo e mbylli garën për 14 minuta e 6.62 sekonda.
Për atletin nga Uganda Cheptegei, ky është rekordi i katërt botëror në atletikë në 10 muajt e fundit. Ai vendosi rekorde në vrapimet në rrugë në distancat 5 kilometra dhe 10 kilometra, ndërsa në Monaco Diamond League, zhvilluar në muajin gusht, ai theu rekordin e 5,000 metrave në pistë me dy sekonda.
Garat e atletikës në Valencia u zhvilluan nën masa të shtuara higjieno-sanitare dhe me kufizim të theksuar pjesëmarrësish. Në përgjithësi në stadium pati më pak se 400 persona prezent.
? RÉCORD DEL MUNDO / WORLD RECORD ?
Letesenbet Gidey 14:06.62
⚡️¡Qué gran noche! What a great night! ⚡️#NNValenciaWRDay pic.twitter.com/FeXynx8OLg
— Valencia Ciudad Running (@VCRunning) October 7, 2020
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta