Luan Zyka tregon për Euronews Albania si “Agimi i Artë” sulmoi shqiptarët në Greqi
Luan Zyka, kreu i Komunitetit Shqiptar në Selanik, në një intervistë për Euronews Albania foli rreth dënimit të “Agimit të Artë” duke treguar se ishte diçka e pritshme për gjithë popullin.
Sipas tij tentakulat e kësaj organizate kriminale që fshihej pas partisë politike Agimi i Artë e prekën dhe komunitetin duke marrë parasysh se kjo organizatë kishte qasje raciste.
“Një nga dëshmitë më të forta ndaj kësaj organizate ose “partie” ishte nga komuniteti egjiptian ku ata kanë bërë krime”,- theksoi Zyka.
Ndërkaq ai përmendi se ka dhe të dhëna konkrete të dëmeve që ka pësuar komuniteti shqiptar nga kjo organizatë.
“Unë personalisht kur kemi ngrit sheshin “Durrësi” në Selanik në vitin 1914 me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit z. Dako dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Selanikut z. Butaris jemi ndeshur hapur me organizatën e Agimit të Artë ku rreth 30 veta na sulmonin me gurë”,- tregoi Luan Zyka teksa u shpreh se këtë moment e kishte të dokumentuar.
Në fjalën e tij ai tregoi se sot marrin dënimin 6 persona që ishin deputet të kësaj organizate ndërkohë që pritet të dënohen edhe 11 të tjerë.
Lexoni gjithashtu:
Greqi, gjykata e shpall ‘Agimin e Artë’ organizatë kriminale
Gjyqi për Agimin e Artë, të mërkurën vendimi; priten protesta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta