Mekanikët që sfidojnë rusët, nga garazhi i vogël makinat nisen në vijën e frontit
Në këtë dyqan të Kievit, makinat që normalisht do të shkonin për riciklim po riparohen për hir të mbrojtjes së vendit.
Pronarët dhe punonjësit e dyqanit po punojnë vullnetarisht, duke kontribuuar në mbushjen e mangësive të ushtrisë ukrainase, e cila ka nevojë për automjete.
Këto të fundit sillen në dyqan për t’u riparuar. Struktura e tyre rregullohet dhe më pas dërgohen në vijën e frontit.
Edhe pse mjete të tilla nuk janë zgjidhja ideale për këtë mision, një prej inxhinierëve thotë se ato janë një alternativë e dobishme.
“Ne nuk jemi një vend i pasur dhe shteti nuk mund të pajisë gjithë ushtarët tanë me autoblinda, ndaj këto mjete janë një lloj kompromisi”, thotë Anton Senenko, mekanik.
Mekanikët nënvizojnë se jo të gjitha makinat që mbërrijnë në garazhin e tyre janë në fund të jetës. Disa prej tyre ofrohen nga fermerët për t’i çuar në betejë dhe kjo është frymëzuese për njerëzit që kanë përjetuar konfliktin gjatë këtyre muajve.
“Kur shohim se makinat zgjasin për disa muaj, gëzohemi. Ndihemi të frymëzuar. Pavarësisht lodhjes së akumuluar dhe presioneve psikologjike dhe emocionale, ne marrim mirënjohjen e ushtarëve dhe mbështetjen e popullit. Është bukur të shohësh se ajo për të cilën ke investuar shërben për të shkatërruar armikun”, shprehet Vlad Samoilenko, mekanik.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE përsërit mbështetjen për Ukrainën, Von der Leyen: Do jemi me ju aq sa duhet
- Organizatori i heqjes së muralit të Banksy në Ukrainë përballet me disa vite burg
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta