Strategjia e hidrogjenit, si po përpiqet BE të lëvizë drejt energjisë së pastër
Në kuadër të tranzicionit të BE-së drejt energjisë së pastër, hidrogjeni po konsiderohet një burim kyç drejt arritjes së objektivit për sektorin e transportit. Por zhvillimi i tij me shpejtësinë e duhur mund të jetë i vështirë.
Në portin e Antverpit, në Belgjikë, ky stacion hidrogjeni është një nga më pak se 1 mijë stacionet në botë. Automjetet elektrike vijnë këtu dhe mbushen me hidrogjen, i cili ndihmon pastaj në lëvizjen e tyre.
Komisioni Evropian dëshiron ta zgjerojë këtë, duke rritur infrastrukturën e furnizimit në të gjithë kontinentin. Por me infrastrukturën aktuale, a është hidrogjeni një rrugëzgjidhje për arritjen e objektivave të emetimit?
“Është pjesë e zgjidhjes. Na duhet të investojmë masivisht tek pajisje si panelet diellore. Por problemi është se kur ke energji diellore, apo nga era që fryn, zakonisht nuk keni të njëjtin konsum energjie. Hidrogjeni ësht ënjë mënyrë e përsosur për të depozituar energjinë. Kur nuk e përdorni, depozitojeni dhe mund ta përdorni atëherë kur ju duhet. Hidrogjeni do të jetë padyshim pjesë e karburanteve të reja. Ndoshta nuk do të arrijmë gjithçka, por shumica e mjeteve të rënda do të pajisen me hidrogjen në të ardhmen”, thotë Roy Campe, ekspert teknologjie.
Hidrogjeni i rinovueshëm, si ky stacion në portin e Antverpit, prodhohet me elektroliza që përdorin elektricitetin e gjelbër për të ndarë ujin nga hidrogjeni dhe oksigjeni. Më pas depozitohet.
Brukseli do gjithashtu që ta përdorë hidrogjenin për uljen e emetimeve në sektorë të tjerë, si në prodhimin e lëndëve kimike, fertilizuesve dhe plastikës.
Por për ekspertët, prodhimi i hidrogjenit përmes elektrolizave nuk është i realizueshëm në shkallë kaq të gjerë.
“Prodhimi i hidrogjenit me elektroliza është e komplikuar dhe harxhon shumë energji. Ky është dallimi i madh. Ne kemi parë profesorët tanë ta prodhojnë në klasë dhe besojmë se është një zgjidhje. Por jo, nuk është. Të besh elektrolizë me ujë në mënyrë industriale është e komplikuar, prandaj nuk ka ekzistuar. Askush nuk po e bën”, shprehet Samuel Furfari, inxhinier kimik, Universiteti i Brukselit.
Shumica e hidrogjenit prodhohet me mjete që ndotin, si gazi natyror, që do të thotë se emetojnë CO2-sh. Kjo është arsyeja përse Komisioni Evropian kërkon të kalojë drejt hidrogjenit të prodhuar përmes energjisë së gjelbër.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat