Sfidat e Kosovës, analisti Artan Muhaxhiri: Janë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

8 Tetor 2020 | 11:08

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik, Artan Muhaxhiri foli rreth deklaratës së Varhelyi se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave por duhen bindur shtetet anëtare duke theksuar se kjo është “një pllakë e prishur gramafoni”.

Sipas tij deklarata e komisionerit është një formulim i njëjtë që përsëritet vazhdimisht nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian.

Muhaxhiri theksoi se kjo është një çështje tërësisht politike pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet edhe pse ka pasur më shumë kërkesa se çdo vend tjetër.

Pyetur rreth mungesës së vullnetit politik që vihej në dukje tek progres-raporti i Kosovës  analisti politik e pohoi diçka të tillë dhe binte dakord por sidoqoftë bëri me dije se ky raport nuk përbënte më lajm për Kosovën duke qenë se gjithmonë sillte në qendër të vëmendjes po të njëjtat kritika.

Sipas tij kjo situatë nuk do të ishte e përsëritur nëse progres-raporti do të merrej si nxitje apo motivi që të përmirësohej struktura shtetërore e Kosovës apo në sistemin institucional.

“Klasa politike kosovare me mosveprimin e saj ndikon me neglizhencën  edhe të BE-së sepse nuk ka as ndonjë strategji të saktë as nga Ministria e Jashtme as nga dikasteret që janë përgjegjës për çështjet e integrimit europian”,- tha Artan Muhaxhiri teksa theksoi se edhe Bashkimi Europian nuk lihet pa faj.

Së fundmi referuar dhe mos miratimit të ligjit të rimëkëmbjes ekonomike ai e konsideroi këtë një ‘tragjedi’ dhe pohoi se në Kosovë ka edhe krizë parlamentare edhe krizë qeveritare.

Ndërkaq një rrëzim të qeverisë analisti e la si mundësi tejet realiste nëse partitë opozitare kanë vullnet që të bashkëpunojnë.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosja dhe PDK që janë dhe partitë kryesore më shumë kanë kontradita me njëra tjetrën sesa me partitë që janë në qeveri dhe ndaj z. Muhaxhiri u shpreh se nuk e shihte të mundshëm në praktikë realizimin e këtij opsioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026